top of page
Shenjat e celiakisë

 

Celiakia prek njerëzit në mënyra të ndryshme. Shenjat mund të ndodhin në sistemin tretës ose në pjesë të tjera të trupit.


Shenjat e celiakisë mund të përfshihen një ose më shumë si më poshtë:

  • gazra të shtuar,

  • fryrje dhe dhimbje barku të shpeshta,

  • diarre (barkëqitje kronike),

  • konstipacion (kapsllëk),

  • jashtëqitje me ngjyrë të zbehtë dhe erë shumë të rendë,

  • humbje peshe / rënie në peshë,

  • lodhje,

  • anemi e pashpjeguar (numri i pakët i rruazave të kuqe të gjakut e cila është përgjegjës i lodhjes),

  • dhimbje kockash ose të artikulacioneve,

  • osteoporosis, osteopenia,

  • ndryshime në sjellje,

  • mpirje ose ndjesi shpimi në këmbë (prej dëmtimit të nervave),

  • ngërçe muskulore,

  • konvulsione (të dridhura të forta),

  • mungesë të menstruacioneve (për shkak të humbjes në peshë),

  • infertilitet (mungesë pjellorie), aborte të përsëritura,

  • vonesë në rritje,

  • mungesë zhvillimi foshnjor,

  • plagë të zbehta në brendësi të gojës të quajtura ulcera aftosa,

  • çngjyrosje të dhëmbëve ose humbje të smaltit,

  • kruarje të lëkurës së skuqur e quajtur Dermatitis herpetiformis.

 

Personi me sëmundje celiake mund të mos ketë asnjë shenjë. Njerëzit pa shenja gjithashtu janë të rrezikuar për komplikacionet e sëmundjes duke përfshirë dhe kequshqyerjen. Sa më vonë diagnostikohet personi me celiaki, aq më shumë shanse ka të përparojë kequshqyerja dhe komplikacionet që ajo mbart. Anemia, vonesë në rritje, dhe humbja në peshë janë shenjat e kequshqyerjes: trupi nuk po merr mjaftueshëm vlerat ushqyese.

Studiuesit janë duke kërkuar arsyet pse sëmundja celiake prek njerëzit në mënyra të ndryshme. Disa njerëz kanë shenja si fëmijë, të tjerë si të rriturit.
Disa njerëz mund të mos kenë shenja, ndërkohë që disa të tjerë nuk e dinë që shqetësimet e tyre janë prej saj. Për sa kohë që fëmija ushqehet me gji, mosha kur fillon të konsumohen ushqime me përmbajtje gluteni dhe sasia e glutenit në këto produkte, janë tre faktorë që luajnë rol kur dhe se si shfaqet sëmundja.

Për të dalluar sëmundjen celiake është shumë e vështirë sepse shenjat e saj janë të ngjashme me probleme të tjera të traktit tretës. Në fakt shpesh herë sëmundja celiake ngatërrohet me sindromin e zorrës se irrituar, aneminë me mungesë hekuri nga menstruacionet e zgjatura në kohë, sëmundjen Crohn, divertikulitis, infeksionet intestinale dhe sindromi i lodhjes kronike.

Kohet e fundit, studiuesit kanë zbuluar që personat me sëmundje celiake kanë nivele më të lartë se norma të disa auto-antitrupave në trupin e tyre. Për të diagnostikuar sëmundjen celiake, doktorët zakonisht kërkojnë këto analiza të gjakut për të matur nivelin e tyre:


- Imunoglobulina A (IgA)
- anti-ind transglutaminasa (tTGA)
- IgA anti-endomisium antitrupa (AEA)

 

Përpara se të kryhen këto teste, duhet përdorur një dietë normale me ushqime që përmbajnë gluten si p.sh.: buka e bardhë, makaronat. Në qoftë se ndërpritet kjo dietë normale përpara se të bëhen testimet rezultatet mund të jenë negative për sëmundje celiake edhe kur në fakt është prezente.

Në qoftë se testet dhe shenjat sugjerojnë për sëmundje celiake, doktori mund të marrë material për biopsi në zorrë të hollë. Këtë doktori e realizon me anë të endoskopisë (gastro-duodeno-skopia) ku merret materiali dhe vlerësohet në laborator me ngjyrime të veçanta për të parë dëmtime të vileve.

Testimet për sëmundje celiake te fëmijët më të vegjël se 5-vjeç mund të mos jenë të besueshme. Personat me diabet të tipi A gjithashtu mund të bëjnë biopsi për sëmundjen celiake. Ndërkaq, 5 - 10% të personave me Sindromin Down rezultojnë me sëmundje celiake pozitiv. 

bottom of page