CELIAKKOS
Jetë e shëndetshme - pa gluten
Kosovo Association for Coeliac Disease
Shoqata kosovare për celiakinë
Kosovsko udruženje za celijakiju
Kosova çolyak derneği
Kosovako amalipe vash celiakia
Themeluesi i CELIAKKOS, z. Senad Shajkovci ka marr pjesë në punëtorinë e organizuar nga Asociacioni i shoqatave evropiane për celiakinë – AOECS, e cila ka pasur qëllim shkëmbimin e informatave dhe përmirësimin e punës në organizata që merren me çështjen e celiakisë, përkatësisht me intolerancën ndaj glutenit.
Pjesëmarrësit në këtë punëtori kanë qenë nga Belgjika (organizatori), Bullgaria, Lituania, Serbia, Turqia, si dhe nga Kroacia (nikoqirët).
Kjo është hera e parë për organizatën CELIAKKOS të merr pjesë në një eveniment ndërkombëtar mbi çështjen e fushëveprimit të saj.
Me ketë dëshirojmë të falenderohemi organizatorit si dhe nikoqirit, përfaqësueve nga Shoqata kroate për celiakinë, për mundësinë e pjesëmarrjes në këtë punëtori.