CELIAKKOS
Jetë e shëndetshme - pa gluten
Kosovo Association for Coeliac Disease
Shoqata kosovare për celiakinë
Kosovsko udruženje za celijakiju
Kosova çolyak derneği
Kosovako amalipe vash celiakia
Cili është trajtimi?
I vetmi trajtim për sëmundjen celiake është ndjekja e një diete pa gluten gjatë tërë jetës, pra ende nuk ekzistojnë medikamente për trajtimin e sëmundjes së celiakisë.
Kur një pacient diagnostikohet me sëmundje celiake doktori i rekomandon të konsultohet me një dietolog që të hartojë një dietë pa gluten. Dietologu është profesionist i kujdesit shëndetësor i specializuar në ushqime dhe të ushqyerit. Një person me sëmundje celiake duhet të dijë cilat janë ushqimet që përmbajnë gluten dhe ti evitojë konsumimin e tyre.
Për shumë njerëz, ndjekja e kësaj diete ndalon shenjat, riparimin e dëmtimeve në zorrë dhe parandalimin e dëmtimeve të mëtejshme. Brenda 3-6 muajsh në fëmijë dhe në moshat e reja zorra e hollë shërohet, dhe për 2 vjet në moshat madhore. E shëruar do të thotë që tani “vilet” janë në gjendje të përthithin lëndët ushqyese dhe ti kalojnë në qarkullimin e gjakut.
Si rregull për të qenë mirë, njerëzit me sëmundje celiake evitojnë ushqimet me gluten për gjithë jetën e tyre. Përdorimi glutenit, qoftë dhe në sasi të vogla, mund të dëmtojë zorrën e hollë. Dëmtimet mund të ndodhin tek të gjithë personat me sëmundjen celiake edhe tek ato që nuk kanë shenja të dukshme. Në varësi të moshës kur diagnostikohet disa probleme mund të mos zhvillohen si p.sh:
-
Vonesa në rritje,
-
Anemia,
-
Dëmtimi i dhëmbëve të përhershëm,
-
Ndryshimet në personalitetin,
-
Sterilitet,
-
Dobësi e muskujve,
-
Osteoporoza,
-
Lymphoma të zorrëve të vogla, etj.
Disa njerëz nuk tregojnë përmirësim edhe pse heqin glutenin nga dieta e tyre. Kjo situate quhet sëmundje celiake që nuk reagon. Arsyeja më e shpeshtë për jo reagim është sasia sado e vogël e glutenit në dietë, kështu që këshillimi me një dietolog është shumë efektiv.
Rrallë dëmtimet e zorrës mund të vazhdojnë pavarësisht se ndiqet një dietë strikte pa gluten. Njerëzit në këtë situatë kanë dëmtime të rënda në zorrë të cilat nuk mund të shërohen. Për shkak se zorra e tyre nuk po përthith mjaftueshëm lëndë ushqyese, ato mund të kenë nevojë ti marrin këto lënde nga jashtë në rrugë venoze. Këta njerëz duhet të vlerësohen për komplikacione të mundshme.
Dietë pa gluten do të thotë mos të konsumosh ushqime që e përmbajnë atë si grurë, thekër dhe elb. Me fjalë të tjera, persona me celiaki nuk mund të konsumojnë grurë, makarona, drithëra dhe disa ushqime të përpunuara. Pavarësisht këtyre limitimeve, pacientet mund të kenë një dietë të ekuilibruar pa ushqime me përmbajtje gluteni, ata mund të përdorin: patate, oriz, soje, miell fasuleje në vend të atij prej gruri. Ato mund të përdorin bukë pa gluten. Në ditët e sotme numri i dyqaneve me ushqim pa gluten është në rritje duke u ardhur në ndihmë personave që vuajnë nga sëmundja celiake.
Kontrolli i etiketave për ushqime "pa gluten" është i rëndësishëm. Burimet e fshehta të glutenit janë përbërësit shtesë si p.sh, në ushqimet e përpunuara me niseshte. Gruri gjithashtu përdoret për të rritur cilësinë e produkteve.
Ushqimet si mishi, peshku, orizi, frutat dhe perimet nuk përmbajnë gluten, kështu që personat me celiaki mund ti përdorin ato gjerësisht. Rekomandimet që personat me celiaki mos të përdorin tërshërë është paksa e diskutueshme sepse disa persona me sëmundjen e kanë toleruar shumë mirë konsumimin e saj pa pasur shenja.
Dieta pa gluten është një sfidë e vërtet. Kjo kërkon një rrugë komplet të re të të ushqyerit që ndikon në mënyrën e jetës për gjithë jetën. Njerëzit me celiaki duhet të jenë shumë të kujdesshëm se çfarë ato blejnë për të ngrenë, çfarë ato blejnë në dyqanin e drithërave, çfarë porosisin në restorant, e kështu me rradhë. Në qoftë se një person me celiaki dyshon për menynë, ai mund të konsultohet me kamerierin për përbërësit e ushqimeve ose të pyesë në qoftë se menyja pa gluten ofrohet.
Gluteni gjithashtu është i pranishëm në disa ilaçe. Duhet të konsultoheni me farmacistin që të informoheni nëse ilaçet që ju janë përshkruar përmbajnë gluten.
Që kur gluteni ka vazhduar të përdoret si shtesë në disa produkte është shumë e rëndësishme të lexoni etiketat.