top of page
CELIAKKOS
Jetë e shëndetshme - pa gluten
Kosovo Association for Coeliac Disease
Shoqata kosovare për celiakinë
Kosovsko udruženje za celijakiju
Kosova çolyak derneği
Kosovako amalipe vash celiakia
Cilat janë komplikacionet e sëmundjes celiake?
-
Dëmtimet te zorrës së hollë çojnë në shfaqjen e problemeve në përthithje, dhe si rezultat pacientët rrezikohen prej komplikacioneve të ndryshme.
-
Limfoma dhe adenokarcinoma janë dy lloje kanceresh të cilët mund të zhvillohen në zorrë.
-
Osteoporoza është një situatë ku kockat dobësohen, bëhen fraxhile deri në nivel të thyerjes. Kjo vjen si shkak i mos thithjes mjaftueshëm të kalciumit .
-
Abortet dhe malformacionet kongenitale të bebës si rezultat i defekteve në tubin neural janë risqet që mund të ketë një grua shtatzëne me sëmundje celiake të pa mjekuar.
-
Shtatshkurtër konsiderohet kur gjatësia është nën mesataren e zakonshme. Shtatshkurtësia është rezultat si shkak nga mos thithjes mjaftueshme e ushqyesve në moshën e fëmijërisë, pamjaftueshmëri e cila në këtë moshë është kritike. Në qoftë se sëmundja kapet dhe trajtohet përpara se fëmijët të rriten, parandalon shtatshkurtësinë.
bottom of page