CELIAKKOS
Jetë e shëndetshme - pa gluten
Kosovo Association for Coeliac Disease
Shoqata kosovare për celiakinë
Kosovsko udruženje za celijakiju
Kosova çolyak derneği
Kosovako amalipe vash celiakia
-
Ne perpunim e siper....
-
Hulumtimi i qytetarëve dhe shitësve për nivelin e informimit lidhur me celiakinë dhe intolerancën ndaj glutenit, duke përfshirë edhe produktet ushqimore pa gluten;
-
Organizimi i kampanjës “Java e vetëdijesimit mbi celiakinë” për qëllim të informimit dhe vetëdijesimit të publikut për sëmundjen e celiakisë dhe intolerancës ndaj glutenit;
-
Kërkimi i donacioneve për qëndrueshmërinë dhe financimin e aktiviteteve të organizatës në nivel vendor dhe ndërkombëtar;
-
Krijimi i ueb faqes dhe shfrytëzimi i rrjeteve sociale, për informimin dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për sëmundjen e celiakisë dhe intolerancës ndaj glutenit. Në ueb faqen e organizatës do të krijojmë mundësinë e Member2Member, metodë për komunikim të anëtarëve virtual lidhur me celiakinë dhe intolerancën ndaj glutenit;
-
Krijimi i një bazë e të dhënave të personave me celiake dhe intolerancë ndaj glutenit;
-
Organizimi i punëtorive për përgatitjen e ushqimit pa gluten;
-
Përkrahja e anëtarëve në realizimin e të drejtave të tyre sociale, në veçanti informimin për vendet ku mund të furnizohen, informimin për receta ushqimi të ndryshme dietale;
-
Organizimi i seminareve/punëtorive/këshillimoreve me ekspertë nga lëmia e mjekësisë për vetëdijesimin më të mirë të qytetarëve për celiaki apo intolerancë ndaj glutenit, si dhe për përzgjedhjen e produkteve ushqimore pa gluten;
-
Avokim me autoritetet qeveritare të Republikës së Kosovës, por edhe jashtë vendit, në përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së personave me celiaki dhe intolerantë ndaj glutenit.
-
Bashkëpunim me organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare për aktivitete në interes të anëtarëve;
-
Anëtarësimi në Shoqatën e Evropiane e Shoqërisë së Celiakëve (Association of European Coeliac Societies (AOECS));
-
Si dhe aktivitete të bazuar në qëllimin e organizatës dhe në interesin e anëtarëve të saj.